Report TV -Drafti që kapi Metën me shkelje, Nishani: 'Venecia' foli politikisht

  • 5 years ago
Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Komisioni i Venecias gaboi në draftin mbi Metën duke e cilësuar si mesazh politik evidentimin se kreu i shtetit shqiptar tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 Qershorit.

"Unë e kam lexuar si qytetar i interesuar për zhvillimet. Mos prisni nga unë të bëj komente rreth komenteve të presidentit mbi disa komente të Komisionit të Venecias. Është e drejta e presidentit të mbajë qëndrimin e tij, por në gjykimin tim, presidenti ka shkuar te dy gjëra, që janë të rëndësishme, njëri është mesazhi i artikulimit ligjor brenda konturit, megjithëse unë kam pikëpamjen time, që nuk është strikt institucionale por mund të japë këshillë ligjore kur ia kërkon gjykata Kushtetuese.

Kemi një qëndrim ligjor ku thuhet se nuk ka vend për shkelje të rëndë për të shkarkuar Presidentin. Ka edhe një mesazh politik, që nuk duhet të dilte nga komisioni i Venecias. Komentimi se ka tejkaluar kompetencat është argumentim politik dhe jo ligjor" tha ai.

Recommended