Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
Idenë për të krijuar një fond në ndihmë të të varfërve, Kryeministri Rama e ndau me përfaqësues të biznesit të madh të mbajtur në Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverise tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë taksë shtesë ndaj biznesmenëve, por për një mekanizëm bashkëpunimi mes qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj.

?Secilit prej jush t?i bjerë një barrë e barabartë, e cila mund të jetë 2% mbi dividentin, jo të kompanisë, por dividentit tuaj. Mekanizimi nuk do të kontrollohet nga qeveria, por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju, si pjesëtare e një bordi që duhet diskutuar se si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin, të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e jetës së përditshme.

Rama tha se kjo nismë do të afrojë më shumë biznesin me komunitetin dhe do të ndihmojë për të lehtësuar një barrë të madhe dhe të padrejtë mbi figurën e sipërmarrësit të suksesshëm.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended