Stop - Tirane/Ushtaraku ne rruge, mashtrohet me shtepine shitur dy here! (03 tetor 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? është ndalur në rrugën ?Don Bosko? në Tiranë,për një problem të ushtarakut Luan Nikollari. Ai tregon, se mori një kredi të butë dhe bleu apartament në këtë zonë. Por pas 5 vjetësh, që jetonte aty,përmbarimi i kërkoi të dalë e të lirojë shtëpinë, pasi i përket të zotit të truallit, Gent Bardhoku, në bazë të një kontrate, që ky i fundit ka bërë me ndërtuesen Drita Daci.Zoti Bardhoku tregon, se ai është i pari, që lidhur kontrata me ndërtuesen, por tani është gjendur përballë konflikteve me qytetarët, të cilët kanë blerë apartamentet, që i takojnë atij.Gjykata i ka dhënë të drejtë pronarit të truallit, por tani konflikti social, është i pazgjidhur.?Stop? kontaktoi edhe me ndërtuesen, por ajo vetëm shmangej dhe nuk dha një përgjigje për manovrat në kurriz të qytetarëve. Cuditërisht ndërtuesja Drita Daci, vijon e qetë jetën e punën, pa i hyrë gjemb në këmbë.

Recommended