“Jo analiza ushqimore te privati” - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Urdhri i ministrit të bujqësisë Cuci për të kryer analizat ushqimore në një laborator privat konsiderohet një shkelje e ligjit të ushqimit, por edhe kushtetutës. I këtij mendimi është ish- ministri Emdond Panariti, i cili thotë se është shteti ai që nëpërmjet rrjetit të laboratorëve publik duhet të mbajë përgjegjësi për çdo analizë që ka impakt në popullatë.Nëpërmjet një urdhri apo vendimi i delegohet privatit kjo e drejtë, ti bën një shkelje të madhe ndaj ligjit të ushqimit i cili kontrollin zyrtar ja njeh ekskluzivisht rrjetit të laboratorëve kombëtar dhe nuk parashikon që në këtë proces të hyjë private. Ku e shoh unë përfshirjen e privatit? Ai do të përdoret sa herë ka dyshime apo kontestime nga ana e biznesit për rezultat e një analize.-shprehet Panariti.Ish-ministri sqaron se laboratori privat që ka marrë këtë drejtë ka rreth një vit që funksionon në treg dhe se cilësia e analizave nuk matet vetëm me nje dokument që mund të merret në Qendrën Kombëtare të Akreditimeve.Unë e dyshoj akreditimin e laboratorit. Nuk quhet i akredituar se ke marrë një dokument. Qendra kombëtare akrediton procesin por jo analizat dhe cilësinë e tyre. Edhe deputeti i mazhorancës Besnik Bare është i mendimit se aktualisht laboratorët më të mirë janë ata shtetëror. Ai thotë se në çdo rast për të kryer një analizë ushqimi do të zgjidhte laboratorët publik.Pa dyshim laboratorët shtetëror janë më të mirë ofrojnë ekspertizën e duhur profesionale, por edhe të stafit të cilët janë profesionistë. Unë jam i mendimit se këto laborator duhet të përfshihen dhe të merren në konsideratë për çdo problematikë të mundshme që lidhet me sigurinë ushqimore. Nga ana tjetër përdorimi i laboratorëve privatë nuk është çështje vetëm shqiptare, ato përdoren gjerësisht jashtë vendit, por andej ka rregulla dhe ligje më strikte se në vendit tonë. -thotë Bare.Urdhri i ministrit të bujqësisë ka ngjallur debate mes eksperteve, pasi ai komentohet si një favorizim që po i bëhet një subjekti të vetëm, pasi deri më tani nuk ka një laborator të dytë që plotëson kriteret.

Recommended