Report TV - Gjoni: BE ka dështuar me Ballkanin Perëndimor, po futemi në një familje problematike!

  • 5 years ago
Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni, doli sot në Kuvend me një qëndrim ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve. Gjoni tha se BE ka dështuar me mënyrën se si ka punuar me Ballkanin. Ai tha se Shqipëria po përpiqet të bëhet pjesë e një familjeje problematike me 28 shtete.

"Ky duhet të jetë një moment reflektimi. Bisedimet duhet të ishin hapur me kohë. Kam bindjen se kjo ka qenë realisht e mundur dhe sot do kishim avancuar akoma më shumë me reformat. BE ka dështuar në mënyrën si ka punuar me Ballkanin Perëndimor. Fakti që sot jemi ende duke trokitur në ndonjë derë. Po përpiqemi të bëhemi pjesë e një familjeje problematike me 28 shtete. Europa nuk është se na ka me ndonjë dashuri të madhe dhe nuk na e kanë ngenë. Sa më shpejt ta kuptojmë aq më mirë do jetë. E vërteta më e hidhur për ne është se negociatat do të jenë një proces i vështirë. Unë nuk e mbaj më shpresën te negociatat. Sot flitet për kushtet e Bundestagut gjerman. Ato nuk janë kushte. Për ne nuk duhet të keni rëndësi deklaratat e tyre por nevojat e qytetarëve. Sot dua t'i drejtohem socialistëve me një thirrje: Ose e reformojmë shtetin ose i lëmë reformat në harresë. Përmes propozimeve tona konkrete do përcaktohet edhe mënyra se si do votojnë emigrantët. Rama kur diskutohet për negociatat dhe integrimin nuk është prezent. Ai mund ta bëjë reformën zgjedhore me faza. Ai mund ta bëjë duke blerë vota me arnime por nëse do Reformë si e kërkon BE dhe SHBA duhen reformuar të gjitha hallkat e sistemit. Reforma Zgjedhore duhet kryer në një kohë", u shpreh Gjoni.

Recommended