Negociatat, Franca pa vendim

  • 5 years ago
Macron, shqetësim për numrin e madh të azilkërkuesve

Ka marrë ngjyrat e një telenovele në pritje vendimi i Francës për negociatat pas nënteë kushteve që vuri Gjermania, por nga Strasburgu, Emmanuel Macron përmendi indirekt Shqipërinë kur foli për numrin e madh të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të sigurta te origjinës dhe që duan hapje negociatash me BE-në.

?Duhet të jemi në gjendje t?i përgjigjemi në mënyrë efektive sfidës migratore, te kemi guximin të përballemi me kërkesën për kontroll të shprehur nga të gjithë bashkëqytetarët tanë, te kemi kthjelltësi për të parë atë që në shumë raste, kërkesa për azil vjen nga shtete te konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes.?

Macron shkoi më tej duke folurpër parimet e të drejtës së azilit për të cilën tha se nuk do të jenë demokratët ata që do ta bëjnë atë të zhduket.

?Do të jenë autoritarët, të zgjedhur nga njerëz që do të kenë frikë, dhe kush do të thotë, këta njerëz nuk janë seriozë që ngatërrojnë gjithçka, dhe na mbrojnë nga asgjëja.?

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended