Trajton historinë e përdhunimeve të grave kosovare nga ushtarët serbë
Pas premierës që pati në një nga festivalet më të rëndësishme evropiane dhe botërore, në Karlovi Vari në Republikën Çeke, filmi ?Shtëpia e Agës?, u prezantua edhe në Tiranë.
Regjizorja Lendita Zeqiraj fituese e 58 çmimeve ndërkombëtare, ndër ta edhe çmimin e audiencës në Tirana Film Festival, rrëfen se sjellja e filmit edhe në Shqipëri mbetet një ndër eksperiencat më të bukura.
?Premiera u prit shumë mirë, kishte mendime nga më të ndryshmet për filmin sepse është edhe në zhargonin gegë që un kam përdorur në skenar. Por u lumturova shumë që publiku e priti shumë mirë.?
Për 1 orë e 40 minuta filmi trajton një ndër temat më të nxehta në Kosovë , përdhunimin e grave në periudhën e luftës. Viktimat femra nuk kanë përkrahje. Ato vazhdojnë të vuajnë traumën dhe brutalitetin e asaj kohe prej së cilës nuk e kanë marrë veten akoma.
?Kam pasur si qëllim të sillja një story njerëzore, sepse ato nuk janë vetëm pasojat e luftës ato janë pasoja për një realitet që ne e jetojmë edhe sot. Pra kam pasur si qëllim t?i sillja zë të pa zëve.?
Filmi gjithashtu rrëfen edhe jetën një djali të quajtur Aga, personazhi kryesor, që kërkon gjithmonë figurën e të atit, prej nga cili lind edhe konflikti në histori.
Ashtu siç shprehet edhe Lendita, qëllimi kryesor i saj ka qenë të nxiste publikun të bashkëvepronte në një dialog me personazhet e filmit.
Por cilat janë mesazhet që ky film përcjell?
?Ka shumë mesazhe, po më tepër janë mesazhe individuale të cilat lidhen më një temë aktuale. S?mund t?i ndaj dot.?