Bankat “i heqin vizën” gjyqtarëve e prokurorëve te korruptuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Disa prej bankave të nivelit të dytë kanë marrë një vendim ekstrem, ndaj zyrtarëve të sistemit të drejtëssië. Bëhet fjalë për një listë me gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët bankat e nivelit të dytë kanë vendosur të mos i ofrojnë më shërbime. Vendimi nuk është I unifikuar në të gjitha bankat, por kryesisht tek ato më të mëdhatë. Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tregon se shkak për këtë vendimarrje janë bërë disa vendime abuzive që gjyqtarët kanë marrë, ndaj bankave. Gjyqtar dhe prokurore që jane para vetingut, me frikën se edhe se nuk do ta kalojnë vetingun kane marre vendime abuzive në dëm të bankave duke bllokuar ekzekutimin e kredive. Në kushtet kur jemi në një situattë të pazakontë, kur jemi në pamundësinë për të inspektuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve bankat kanë marrë vendim të mos japin më shërbime këtyre personave. Sipas Halimit, vendimi për ti përjashtuar zyartërt si klientë nga bankat vjen edhe në kuadrin e masave që sistemi ka marrë ndaj luftës kundër pastrimtit të parave. Mësohet se gjyqtarët dhe prokurorërt janë kontaktuar dhe u është kërkuar të tërheqin depozitat që posedojnë në këto banka. Janë vënë në dijeni edhe personat. Madje edhe insitucionet e drejtësisë. Bëhet fjalë për cdo lloj shërbimi bankar. Halimi vijon më tej kur thotë se cdo vendimarrje është bërë në bashkpunim edhe me bankat mëmë, ndërsa thotë se kjo nisëm vjen edhe si papsjë e pamundësië për të monitoruar punën e prokurorëve dhe gjyqatrëve aktual. Modeli që është inspiruar është modeli britianik, I cili nuk jep shërbime bankare zyrtarëve të banlllkanit perëndimor. Ky është një ndër rastet e rralla kur bankat ndërhyjnë duke shpallur lista të zeza të zyrtarëve të lartë të drejtësise. Ende nuk dihet nëse gjyqtarët dhe prokurorët e përjashtuar do të reagojnë në rrugë ligjore ndaj këtij vendimi.

Recommended