Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me dy kontenierët e ndaluar ditën e djeshme pasi dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri. Operacioni ka qenë dorëzimi i kontrolluar, dhe pakot kanë qenë të pajisura me GPS. Forcat e policisë kanë hequr kokainën dhe kanë vendosur disa pako me oriz. 

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se të arrestuarit janë Ardian Bega dhe  Altin Mislihaka ndërsa në kërkim është shpallur një person me iniciale G.M.Kontenierët e ndaluar përshkonin rrjetin e trafikur Ekuador-Durrës, me një tranzit në Pire. Personat që u paraqitën aty kishin shkuar për të tërhequr mallin por ende nuk dihet nëse ata ishin dërguar nga persona të tretë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended