“Reforma Zgjedhore si ajo e Drejtesise”
  • 5 years ago
Kaso: Qëndrimi i Ramës i nxituar, sinjale pozitive nga të huajt

Pas propozimit të bërë në tryezën e thirrur nga OSBE-ja, Partia Demokratike sqaron arsyen pse kërkon që rol kryesor në Reformën Zgjedhore të kenë ndërkombëtarët.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso, njëherazi një ndër ekspertët e opozitës në konferencën e së mërkurës, bën një analogji mes këtij procesi dhe Reformës në Drejtësi, e cila u udhëhoq nga ndërkombëtarët.

Por Kryeministri Rama u shpreh i prerë se nuk do të pranojë asnjë strukturë ndërkombëtare për t?u marrë vesh me opozitën jashtë parlamentit për Reformën Zgjedhore. Kaso e sheh këtë deklaratë të nxituar dhe e fton të lexojë qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Mbështetja mungoi edhe nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, i cili u shpreh se Shqipëria është një vend i pavarur dhe ka qeverinë e saj të zgjedhur nga shqiptarët.

Opozita e bashkuar propozon që procesi i Reformës Zgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA), një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës së bashkuar.

Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi t?i nënshtrohet konsultimit me publikun, do të duhet të miratohet në parlament pa ndryshime.

Tv Klan
Recommended