Shpëtim me shërbim prove, si fituan lirinë politikanë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shërbimi i provës, ndonëse një forme dënimi alternative për të lehtësuar ngarkesën e burgjeve, ka rezultuar si një mundësi shpëtimi për shumë zyrtarë të lartë, duke nisur që nga ministrat, kryebashkiakët, gjyqtaret e deri tek zyrtarët e lartë.Dënimi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri me burg, por i konvertuar në shërbim prove, praktikisht në liri, është I fundit në radhën e gjatë të atyre që kanë patur fatin ta zëvendësojnë qelinë e burgut me punën në shërbim të komunitetit.Vendime të tilla u dhanë nga gjykata për ish deputetët Mark Frroku e Arben Ndoka. Po ashtu përfituan lirinë edhe ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, si dhe ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika.Emra të njohur të drejtësisë janë pjesë e listës së zyrtarëve të lartë që morën vendime për shërbim prove në këmbim të burgut. Rasti më i spikatur është ai i ish gjyqtarëve të gjykatës së lartë Admir Thanza dhe Majlinda Andrea, njëri për dekriminalizimin e tjera e akuzuar për korrupsion.Edhe emra të njohur të financës kanë marrë dënimin me shërbim prove, siç ishte rasti i ish inspektores së përgjithshme në Bankën e Shqipërisë, Elivar Golemi. Kjo e fundit, por jo vetëm, ka bërë të ditur se do ta vijojnë betejën me drejtësinë për pafajësi.Dënimi me shërbim prove ka krijuar shpesh dyshime se është zbatuar nga gjykatat si një rrugë formalisht ligjore për të shpëtuar emra të njohur nga burgu.Nuk dihet se si i kanë shërbyer komunitetit me punë publike këta zyrtarë, por e sigurt është se këto vendime u kthyen ne shërbime te vlefshme për të larguar prangat nga duart.
Recommended