Ora News - Tërmetet, Rama hap stadiumin e Durrësit për qytetarët
  • 5 years ago
#rtvora
Kritika të forta i adresoi prefektit të qarkut të Durrësit, Roland Nasto, kryeministri Edi Rama, sa i përket menaxhimit të situatës në këtë qytet.

Rama kërkoi hapjen e dyerve të stadiumit për qytetarët dhe akomodimin e tyre mbrëmjen e sotme.

Rama: Prefekt mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marrë vetë më dritat e stadiumit. Kjo nuk është gjëja që duhet të jetë. Sepse njerëzit kishin dalë tek zona e stadiumit dhe faktikisht gjëja më e thjeshtë ishte t'u hapej stadiumi me drita dhe të mos rrinin në gjysmerrësirën e rrugicave. Kështu që sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur për mbrëmjen me të gjithë strukturën akomoduese. Janë afro 700 shtretër në kovaleshencën e Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme në dispozicion.

Njerëzit mund të shkojnë deri atje, por edhe nuk mund ti detyrojmë dot të lëvizin. Pika e parë për të garantuar atë kontaktin e parë ku ata mund të merren dhe të çohen në konvaleshencë në rast se ka ende stres. Nuk është thjeshtë çështje tërmeti. Tërmetin nuk e parashikon dot askush. S'ka shpikur akoma njerëzimi instrumente të parashikimit të tërmeteve. Tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Duhet t'u ofrojmë gjithçka menjëherë. Stadiumin e hapur, të ndriçuar dhe kapacitet për ti spostuar atje. Duhet të ketë në dispozicion autobus. Jo nisuni për atje, por për ti shoqëruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/termetet-rama-hap-stadiumin-e-durresit-qytetaret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended