Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
#rtvora
Çmimet e apartamenteve rezultojnë se janë rritur me rreth 20% gjatë muajve të fundit.

Dhe kjo sipas agjentëve imobiliar ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë për blerje të banesave.

E megjithatë të dhënat zyrtare të INSTAT konstatojnë se shitjet kanë rënë me 1.8% në tre mujorin e dytë të këtij viti, të dhëna këto që flasin për në situatë kontradiktore apo që shtojnë dyshimet për një situatë flluskë.

Por pavarësisht se janë shitur më pak hyrje ndërtuesit vazhdojnë të kërkojnë leje ndërtimi.

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë janë dhënë 14.8% më shumë leje ndërtimi dhe në kryeqytet thuajse janë trefishuar. Pavarësisht se oferta është shumë më e lartë se kërkesa kjo nuk ka ndikuar në uljen e çmimit të apartamenteve.

Madje në Tiranë vlera vlerësohet të jetë ndër më të lartët në rajon duke arritur në 4 mijë euro m2 në ndërtimet e reja në qendër të kryeqytetit dhe 500 euro në periferi.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që çmimet të shkojnë drejt uljes në një periudhë afatmesme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bien-shitjet-shtrenjtohen-banesat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV
Comments

Recommended