Ora News - Kapen 50 refugjatë në Bilisht

  • 5 years ago
#rtvora
Rreth 50 refugjatë mes tyre gra edhe fëmijë u ndaluan të shtunën në qytetin e Bilishtit.

Sipas Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit Korçë, klandestinët iranianë, sirianë dhe marokenë janë ndaluar në fshatrat Trestenik dhe Vernik.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se burime për Ora News thanë se çdo ditë kapen mbi 20 emigrantë, ndërkohë që muaji shtator shënon edhe numrin më të lartë të tyre.

Po sipas kësaj drejtorie gjatë muajit shtator janë kapur rreth 650 klandestinë, të cilët përmes Shqipërisë tentojnë të mbërrijnë në shtetet e BE.

Banorët e fshatrave të Bilishtit thonë se çdo ditë hasin në rrugë refugjatë por kanë frikë ti ndihmojnë apo strehojnë.

Banore: "Kemi parë sirianë. Një natë ishin 13 persona. Kemi frikë për shkak të fëmijëve, mendojmë mos na bëjnë ndonjë gjë."

Ndërkohë anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan përmes 3 operacioneve 111 emigrantë në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët lundronin me dy gomone dhe një skaf, ndërsa ju dorëzuan rojet bregdetare turke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapen-50-refugjate-ne-bilisht

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended