Shameti: Tahiri nuk është përgjegjësi e PS-së, është rast i veçantë
  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti i PS-së, Adnor Shameti i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora nuk pranoi të komentonte vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

I pyetur nëse dënimi i Tahirit e ngarkon me përgjegjësi PS-në, Shameti e përjashtoi këtë mundësi, pasi e sheh vetëm si përgjegjësi individuale.

Adnor Shameti: Dua të sqaroj për opinionin publik se kemi të bëjmë me një projektvendim. Pra është vendim i shkallës së parë. Që të flasim për një vendim përfundimtar duhet që të përfundojë edhe të paktën shkallën e Apelit, që të bëhet i ekzekutueshëm. Qëndrimi i grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë tonë ka qenë i qartë që në krye të herës që ne nuk komentojmë vendimet e gjykatës.

Nga ana tjetër kemi bërë përherë thirrje që të lejojmë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi. Në kuptimin personal i uroj zotit Tahiri që në betejën e vet me drejtësinë t'ia dali të provojë të gjitha ato pretendime që ai ka ngritur në vijimësi. Nuk e shikoj këtë kurrsesi si një përgjegjësi të qeverisë socialiste gjatë viteve të shkuara. E shikoj si një rast të veçantë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shameti-tahiri-nuk-eshte-pergjegjesi-e-ps-se-eshte-rast-i-vecante




Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended