Ora News - Skandal me koncesionet e rrugëve

  • 5 years ago
#rtvora

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konstatuar shkelje në projektin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Gjatë një inspektimi të realizuar në kantier është konstatuar se punimet nuk janë realizuar sipas informacionit zyrtar të dorëzuar prej kompanisë Gjoka Kontruksion.Ndërkohë që Kompani Gjoka Konstruksion e lidh këtë abuzim me një hakmarrje nga ana e ARRSH pas ankimimit për ndërtimin e lotit të 7 Kardhiq-Delvinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konstatuar parregullësi në Rrugën e Arbrit, gjatë inspektimit të kryer së fundi.

Në raportin e tre muajve të fundit thuhet se në kantier ka rezultuar se shumë zëra të projektit nuk janë realizuar siç ishte deklaruar në dokumentat zyrtar.

Sipas të dhënave të ARRSH rezulton se ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara, ndërkohë që në realitet nuk janë realizuar.

Me këto dokumente kompania pretendonte të merrte të ardhurat. Nisur nga këto shkelje, Autoriteti Rrugor Shqiptar i është drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik me një kërkesë për nisjen e një hetimi ndaj kompanisë Gjoka Konstruksion.

Por në kundërpërgjigje, kompania e lidh gjithçka me vendimin për anulimin e tenderit për ndërtimin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Avokati: Janë 4.2 milionë euro më shumë të marra në mënyrë të padrejtë për të ndërtuar një vepër publike që ne do ta ndërtonim me 4.2 milionë euro më pak. Logjika jonë është se këtu ka interesa korruptive, nuk do shumë mend për këtë punë. Është e vërtetë apo jo, ne nuk mund të marrim tagrin e vendimit, vendimin do ta marrë prokuroria pasi të hetojë çështjen. Kemi paraqitur në prokurori prova shkencore që e çojnë në bindjen tonë ktë orientim drejt asaj vepre penale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/skandal-me-koncesionet-e-rrugeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended