RTV Ora - Ekskluzive/ Grushta dhe kova me ujë, kombëtarja shqiptare e Regby bën gjithçka në Kamëz

  • 5 years ago
#rtvora
Shqipëria tashmë ka edhe kombëtare regbie. Kuqezinjtë kanë luajtur edhe ndeshjen e parë ndërkombëtare edhe me kombëtare regbie.

Një ndeshje që ka marrë duartrokitjet e specialistëve të këtij sportive, duke e cilësuar ndeshjen premier si shumë pozitive. Por këtu nuk kanë munguar as grushtat, ku temperamenti i shqiptarëve ka qënë tepër i zjarrtë.

Emocionet kanë tejkaluar nivelin dhe grushtat kanë shoqëruar sportin e pazakontë në vendin tonë. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Shqipërisë, Pieter Greban tha:

"Është një kënaqësi që drejtoj Shqipërinë. Natyrisht kemi shumë punë për të bërë. Djemtë u përpoqen dhe bënë një ndeshje të mirë. Mos të harrojmë se është vetëm ndeshja e parë për ta".

Sa i përket kapitenit, Dejvi Dashi kjo ndeshje do të hyjë në histori.

Në momentin që trajneri britanik po jepte intervistë për "Rtv Ora" ka ndodhur diçka e çuditshme. Por i kënaqur është edhe Steven Gibs, kapiteni i GP Pioners.

"Jemi shumë të lumtur për ndeshjen. Po kalojmë shumë bukur në vendin tuaj. Ekipi shqiptar kishte disa djem të fortë që do të ecin në të ardhmen." -përfundoi Gibs.

Edhe për zyrtarët e kësaj ndeshje qëllimi u arrit, pavarësisht nervave në disa minuta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-grushta-dhe-kova-me-uje-kombetarja-shqiptare-e-regby-ben-gjithcka-ne-kamze

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz