Ende nuk ka të dhëna përfundimtare për skandalin me transferimin e fondeve nga Shoqëritë e Pensioneve në Fondin Pensional dhe nga Fondi në Shoqëritë e Pensioneve. Darko Sazdov nga MAPAS thotë se deri në vitin e ri të gjitha përllogaritjet do të përfundojnë dhe gjithçka do të zbulohet. Në fillim të këtij viti, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska zbuloi skandalin, për të cilin ngriti procedurë penale. Deri më tani, qeveria ka transferuar 18 milion euro para të arkës së shtetit në shoqëritë e pensioneve për 14.000 persona të siguruar, të cilëve nuk u janë paguar fondet. Sot është Dita Botërore e Vetëdijesimit për Pensione. Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Pensioneve të Financuara kapitale, në Sheshin e Qytetit në Shkup zhvilloi një ngjarje informuese dhe argëtuese, në të cilën qytetarët në tre pika patën mundësinë të informohen për të gjitha çështjet në lidhje me pensionet.
Be the first to comment