Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Shoqëria civile kërkon barazi gjinore në lista

Ndonëse shoqëria civile kishte bërë thirrje për përfaqësim të barabartë të grave në listat zgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, kjo nuk është marrë parasysh nga partitë politike. Në listat zgjedhore partitë politike kanë future vetëm 30% të grave sa për të përmbushur kuotën ligjore.

Blerta Aliu nga koalicioni i organizatave jo qeveritare ?Demokracia në Veprim?, thotë se kufizimi prej 30 për qind është rrjedhojë e mos harmonizimit të ligjeve.

Sipas Luljeta Demollit nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në Kosovë mungon vullneti i partive politike për të përfshirë më shumë gra në lista zgjedhore.

Ajo gjithashtu ka kritikuar partitë politike që në fushata nuk u japin hapësirë grave që të shpalosin programin e tyre.

Numri i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 1070, prej tyre 343 janë kandidate femra, ndërsa 727 meshkuj.

E vetmja femër që i prin listave zgjedhore të një partie është Vjosa Osmani nga LDK-ja, e cila është edhe kandidate për kryeministre, por që edhe kjo parti ka vetëm 30% të femrave në listën e saj zgjedhore.

Tv Klan

Category

📺
TV
Comments

Recommended