RTV Ora - Koncesionari me SGS, në lojë kompani offshore, që fshehin pas oligarkë shqiptarë

  • 5 years ago
#rtvora
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rinovuar kontratën me kompaninë e kontrollit teknik të automjeteve SGS në mungesë të plotë transparence. Gjithçka ka nisur vetëm me një kërkesë të kompanisë të bërë një muaj më parë. Ndërsa kontrata fillestare parashikonte se negociatat mund të nisnin të paktën 2 vite para përfundimit të koncesionit. Nëse kjo nuk do të ishte bërë, atëherë sipas marrëveshjes së vitit 2009, asetet duhet ti kalonin shtetit.

Ndonëse rinovoi një nga kontratat koncesionare me impakt të rëndësishëm në xhepat e qytetarëve shqiptarë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka bërë transparente asgjë në lidhje me rinovimin e kontratës me kompaninë SGS, e cila ofron shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve.

Kontrata për shtyrjen e koncesionit për kolaudimin e automjeteve është vendosur pikërisht në ditën kur kompanisë SGS i përfundonte kontrata.

Në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 përcaktohej se për të shtyrë afatin e koncesionit, negociatat duhet të kishin nisur 2 vite para. Ndërsa nëse nuk do të kishte bisedime, 6 muaj përpara përfundimit të koncesionit, duhej të niste procesi i transferimit të aseteve drejt shtetit.

Por burimet e RTV Ora kanë bërë të ditur se bisedimet mes dy palëve kanë nisur vetëm në datën 31 korrik të këtij viti.

Përtej mungesës së plotë të transparencës prej Ministrisë së Infrastrukturës, qytetarët janë ata që do të paguajnë përsëri ndërsa ankohen për shërbimin.

"Duhet të rrish në radhë aty. Zgjat rreth 2 orë."

"E kisha të djegur, jam dakord. Po pse kjo lloj shifre? Ky zotëria 3900 lek të vjetra, unë 7900 lek të vjetra për të njëjtën arsye."

Zgjatja e kontratës me SGS ka ngjallur një sërë pikëpyetjesh se kush i organizoi takimet për shtyrjen e afatit të kontratës se koncensionarit SGS?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koncesionari-me-sgs-ne-loje-kompani-offshore-pas-tyre-fshihen-oligarke-shqiptare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended