RTV Ora - U zhduk 15 vite më parë, gjendet në liqen trupi i italianit të martuar me shqiptare

  • 5 years ago
#rtvora

Kufoma e një shtetasi italian të zhdukur prej vitit 2004 është gjetur rastësisht nga disa zhytës në ujërat e liqenit Sebino në qytezën Tavernola Bergamasca.

Trupi është gjetur në brendësi të automjetit të tij tip Ford Fiesta në thellësinë 80 metra.

Viktima është italiani Rosario Tilotta. Ai u zhduk në moshën 59 vjeçare dhe ishte i martuar me shtetasen shqiptare Elva Kurti, 22 vite më e re.

Tilotta dhe Kurti kishin një djalë së bashku, i cili lindi në Seriate më 10 mars 2005, 8 muaj pas zhdukjes së tij.

Gjetja e kufomës ka çuar në hapjen e një procesi hetimor mbi ngjarjen. Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të shqiptares, e cila rezulton e larguar nga Italia që prej vitit 2007.

Kurti po kërkohet edhe në Shqipëri dhe dëshmia e saj është e rëndësishme në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Elva Kurti denoncoi zhdukjen e bashkëshortit të saj vetëm pas disa javëve, duke thënë se kishte menduar që ai larguar vetë dhe që do të rikthehej përsëri.

Ajo mbërriti në Itali më 2002 me leje të rregullt qëndrimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-zhduk-15-vite-me-pare-gjendet-ne-liqen-trupi-i-italianit-te-martuar-me-shqiptare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended