Konsultime për fiskalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Financa prej një muaji ka nisur konsultimet me grupet e interesit për projektligjin e fiskalimit të çdo transaksioni, që në thelb synon të reduktojë informalietin. Ndonëse projektligji parashikon hyrjen në zbatim të tij nga janari i 2020, ministrja Anila Denaj gjatë takimit me Këshillin e Investimeve la të hapur mundësinë e negocimit të këtij afati, pasi biznesi kërkon më shumë kohë për të zbatuar teknologjinë e re.Projektligji i ri ka si qëllim që çdo transaksion me para në dorë apo edhe ato që kryhen nëpërmjet bankës të transmetohet në kohë reale në sistemin që do të ngrihet enkas për monitorim.Nisma e re do të kërkojë pajisjen me kasa të reja për biznesin çka do të thotë se ato aktuale do të dalin jashtë funksionit, ose do të ketë nevojë për rimodulimin e tyre, proces ky i cili do të shoqërohet me kosto shtesë për sipërmarrësit.

Recommended