Report TV - Rasti i Valdrin Pjetrit! KQZ dhe Prokuroria asnjë verifikim për kandidatët në zgjedhje

  • 5 years ago
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar. Report Tv ka siguruar marrëveshjen të cilën më 12 mars 2019, tre muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.

Verifikim i cili do të paraprinte një ndalesë të rastit të Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës i cili rezultoi sipas dokumenteve të Partisë Demokratike se ka fshehur një arrestim e më pas dënim me burg e gjobë për shpërndarje narkotikësh në Itali.

Por çfarë është kjo marrëveshje?

Siç thuhet në gërmën ç të pikës I në këtë marëveshje, KQZ angazhohet t'i dërgojë Prokurorisë brenda afateve formularët e dekriminalizimit për të kryer verifikim të thelluar.

Nga ana tjetër Prokuroria angazhohet të kryej këtë verifikim sa më parë dhe të informojë publikun për rezultatet.

Një tjetër angazhim që marrin përsipër këto dy institucione është edhe ngritja e aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta për të ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të krimeve elektorale apo informacioneve për efekt të dekriminalizimit.

Edhe kjo pikë ka qenë krejt formale pasi si para edhe pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është promovuar apo të funksionojë qoftë edhe në portalet zyrtare si atë të KQZ apo Prokurorisë.

Pas kësaj marrëveshje Report Tv ka kërkuar informacion zyrtar me e-mail pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me pyetjet:

Është person në hetim nga prokuroria shqiptare ndonjë nga këta shtetas? Duke listuar listën me kandidatët zyrtarë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Recommended