Gjashtë vite manipulim me kasat e karburantit, Braçe: Abuzuesit do i rikthejnë shtetit cdo qindarkë

  • 5 years ago
Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe kalimit në sitë të gjitha pikave të karburanteve zv/kryeministri Erjon Braçe i shoqëruar nga drejtoresha e Tatimeve inspektuan depozitat në Porto Romano, ku janë magazinat doganore dhe ku çdo pompë duhet të punojë vetëm nën regjim elektronik. Në ditët e fundit u arrestuan dy persona pasi u zbulua se kishin modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual. Skandali u zbulua nga 2013 por askush nuk hetoi, por Erjon Braçe u shpreh sot se të gjithë ata që kanë përfituar do i rikthejnë arkës së shtetit cdo qindarkë që është marrë në kushtet e mashtrimit.

"Ne po mundohemi të rikthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm te karburantet, por në të gjitha tregjet që kanë transaksione të mëdha që natyrisht kanë detyrimin ti nënshtrohen edhe detyrimeve. Nuk duam asgjë përvec kësaj. Ne duam që cdo subjekt të kryejë një transaksion me faturë dhe kupton. Ligji e ka ndaluar regjimin manual të transmetimit nga kasat fiskale. Ne do ta cojmë deri në fund. Ka ndodhur më herët që është kryer veprimtari kriminale, prokuroria është duke u marrë janë arrestuar përgjegjësit e parë me ata që bënin manipulimin e sistemeve të transmetimit të kasave fiskale duke i kaluar në manuale dhe duke kryer një shmangie shumë të madhe fiskale.