RTV Ora - Valdrin Pjetri i ndaluar në Itali?

  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistruar në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur sipas tij ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

?Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 ? 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë?-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, as si rrjedhojë e votimeve të pavlefshme të 30 Qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-me-kerkese-prokurorine-e-pergjithshme-verifiko-pastertine-e-figures-se-valdrin-pjetrit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended