Ngec gjyqi për Arbër Çekaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mos mbërritja e letërporosisë nga Gjermania për Arber Çekajn, i cili duhet te japë dakortesine për zhvillimin e procesit gjyqësor të nisur ndaj tij në Shqipëri, po mban ?peng? gjyqin për 613 kg kokainë të kapur ne portin e Durrësit në shkurt te 2018-ës. Para gjykatës këtë të hënë dolën vetëm menaxheri i firmës ?Arbri Garden? Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit ku u ngarkua kontenieri me drogë, Armando Pezaku.Seanca u shty për në shtator ndërkohë që prej më shumë se 1 viti Arber Çekaj i njohur ndryshe edhe me mbiemrat Kuliçaj dhe Jansen, po mbahet në Gjermani ku edhe u arrestua ndërsa autoritetet shqiptare kane kërkuar ekstradimin e tij. Por mesa duket hetuesit gjerman kanë një tjetër hetim për Çekajn, i cili ka kërkuar edhe azil.

Recommended