Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
?Miqtë e Taraboshit? afrojnë të rinjtë me natyrën
Shkodra të ofron shumë mundësi, ku mund të eksplorosh pa fund. Të shijosh ujin, ajrin e pastër dhe natyrën mahnitëse. Një zgjedhje e veçantë është lundrimi me kanoe. Klubi ?Miqtë e Taraboshit? ka nisur një projekt për të orientuar fëmijët dhe të rinjtë drejt natyrës.

Alket Camaj, instruktori i kanotazhit merret me pjesën e trajnimit për fëmijët se si duhet të vozisin një kanoe në lumë. Të vegjëlve u duket një eksperiencë e bukur, por e vështirë.

Për të dëshmuar eksperincën e tyre klubi i fëmijëve shënon edhe shtigjet e ecjes në Malin e Taraboshit, duke filluar nga rruga Shkodër-Shirokë e deri në fshatin Zues, që është e gjatë për rreth 5 km .

Për drejtuesit e këtij projekti kjo shërben për socializimin e të rinjve dhe shëndetin e tyre.

Pjesë e rëndësishme e rajonit të Shkodrës është edhe jeta e egër, të cilën kanë menduar ta sjellin përmes një foto ekspozite.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended