Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/18/2019
Arrin në 34 numri i kryebashkiakëve të konfirmuar nga gjykatat e rretheve, të shpallur fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit. Këtë të enjte gjykata e Sarandës vendosi në seanca të veçanta të pranojë mandatin e kryebashkiakut Delvinës, Sarandës, Kuçovës, Gramshit dhe Dropullit . Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë.
Ndryshe nga këto konkluzione, vendosi një ditë më parë Gjykata e Durrësit, e cila refuzoi të konfirmojë mandatin për kryebashkiaken socialiste Valbona Sako, ndërsa Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për të shqyrtuar mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Vorës, Agim Kajmaku.
Ndërkohë kryebashkiakët e djathtë vijojnë rezistencën. Në emër të Shoqatës së Bashkive, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ajo është aktualisht jashtë funksionit, një kërkesë për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të verifikojë ligjshmërinë e regjistrimit të partisë Bindja Demokratike.
?Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një çështje me rëndësi. Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt çështjen në gjykim?.
E pyetur nëse do të lirojë zyrën, Ademi nuk ka dhënë një përgjigje të qartë duke u shprehur se do të ndiqet rruga institucionale.
Fituesit bashkive të konfirmuar nga gjykatat:
1. Tonin Marina, Malësi e Madhe
2. Gjon Gjonaj, Pukë
3. Rexhë Byberi, Tropojë
4. Liman Morina, Has
5. Safet Gjici, Kukës
6. Agron Malaj, Mat
7. Ilmi Hoxha, Klos
8. Elton Arbana, Shijak
9. Redi Krali, Kavajë
10. Haxhi Memolla, Rrogozhinë
11. Lorenc Tosku, Peqin
12. Andis Salla, Cërrik
13. Gentjan Llatja, Elbasan
14. Kastriot Gurra, Librazhd
15. Fatos Tushe, Lushnjë
16. Fredi Kokoneshi, Divjakë
17. Armando Subashi, Fier
18. Rajmonda Balili, Patos
19. Majlinda Bufi, Roskovec
20. Qerim Ismaili, Mallakastër
21. Juliana Memaj, Ura Vajgurore
22. Gëzim Topçiu, Maliq
23. Pali Kolefski, Pustec
24. Eduard Duro, Devoll
25. Erion Isai, Kolonjë
26. Alma Hoxha, Përmet
27. Gjolek Guci, Memaliaj
28. Tërmet Peçi, Tepelenë
29. Flamur Golemi, Gjirokastër
30. Adrian Gurma, Sarandë
31. Kristo Kiço, Finiq
32. Majlinda Qilimi, Delvinë
33. Gjergji Goro, Himarë
34. Shuaip Beqiri Konispol

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended