RTV Ora - Soreca: Rumania përpjekje për zgjerimin e unionit në Ballkan, përfshirë Shqipërinë

  • 5 years ago
#rtvora
Rumania ka bërë përpjekje të shumta për zgjerimin e Bashkimit Europian ën Ballkan sidomos kundrejt Shqipërisë.Ky ka qenë mesazhi i dhënë në ceremoninë e përfundimit të presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Rumania nga ambasadori Luigi Soreca.Po ashtu edhe ambasadori rumun theksoi se vendi i tij mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në ceremoninë e përmbylljes së presidencës së Këshillit Evropian nga Rumania, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri vlerësoi nismat e këtij vendi në kuadër të integrimit të Shqipërisë.

Soreca: Presidenca rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira. Samiti i 9 maji tka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Gjatë këtij 6 mujori të mbajtjes së presidencës nga Rumania, prioritete të mbajtura ishin axhenda e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë edhe ambasadori rumun, Mirce Perpelea, theksoi se vendi i tij mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE.

Perpelea: Rumania mbështet fuqishëm qëllimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Gjatë mandatit tonë si presidencë e Këshillit Rumania ka ndërmarë hapa të vazhdueshëm për të dërguar një mesazh pozitiv rreth përgatitjeve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për pranimin në BE.

Në përfundim të ceremonisë, Ambasadori shpërndau disa dhurata për bashkëpunëtorët, mes tyre ambasadorin e BE-së Soreca dhe Guvernatorin Gent Sejko.

Rumania e mori presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian në janar të këtij viti.

Më 1 korrik Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian e mori Finlanda, të cilën do e mbajë deri më 1 dhjetor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perfundimi-i-presidences-se-rumanise-ne-kie-perpelea-mbeshtesim-integrimin-e-shqiperise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended