• 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të PD-së, se ardhja e EUROPOL në tiranë është tregues se në Shqipëri krimi ka arritur në nivele alarmante. Nga Hani i Hotit ku u inaugurua godina e re e pikës kufitare, Lleshaj tha se kjo është një akuzë aspak e vërtetë, sipas së cilit hapja e zyrës së EUROPOL në Tiranë është dëshmi besimi dhe jo dyshimi, siç PD-ja pretendon.

"Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë, ardhja e tyre është besimi", tha Lleshaj.

Ndërkohë, duke sjellë në vëmendje shembullin në doganën e Kosovës në të cilën kontrolli kufitar është i përbashkët, Lleshaj tha se do të punohet për të bërë që koha e pritjes së qytetarëve të jetë "0".

"Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë", tha Lleshaj.

Godina e re në pikën kufitare të Hanit të Hotit është një investim që ka kushtuar 45 milion lekë nga buxheti i shtetit që plotësoi investimin e bërë nga BE, nëpërmjet programit IPA 2012.

Category

📺
TV

Recommended