Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
Nën temperaturë të larta kryeqytetasit po stërviten në këtë impiant pasi është me bar, ashtu si ?Selman Stërmasi? ku do të zhvillohet ndeshja, pasditen e së mërkurës.

Tekniku Italian ka qenë mjaft i impenjuar duke marrë pjesë edhe vetë në seancë për tu shpjeguar futbollistëve idetë e tij që ka për fazën mbrojtëse. Duket se Lerda I druhet shtatlartësisë së kundërshtareve dhe kërkon ta kapë të papërgatitur në fazë kundërsulmi.

Vetë trajneri nuk e fsheh rëndësinë e këtij takimi.

Franco Lerda / Trajner i Partizanit: Karabag është shumë më lart por ne e shohim si një ndeshje të vetme, kështu u kam thënë ta mendojnë edhe futbollistët. Është një ndeshje e rëndësishme për klubin sepse me kalimin e turit fiton ekonomikisht, për lojtarët do jetë vitrinë e mirë europiane. Është e rëndësishme edhe për mua dhe stafin sepse do te na lejonte te kishin shikueshmëri.

Për Lerdën kjo është ndeshja e parë europiane në karrierë dhe dyshimet janë të pranishme.

Franco Lerda / Trajner i Partizanit: Do të isha mendjemadh nëse nuk do të kisha dyshime. Kur bëhet fjalë për rezultat të vijnë dyshimet. Por ne kemi motivimin tonë, e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Lojtaret e vitit të shkuar që kam patur në grumbullim janë përgatitur mirë. Të rinjtë nuk janë ende në kondicioni. Jemi në gjendje të ndeshemi në mënyrë të denjë.

Partizani ? Karabag do të luhet të mërkurën në ?Selman Stërmasi? në 17.30.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended