Bregu: “BE, jo derë e mbyllur" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne përfundim te samitit te Poznan, ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata te BE-se, ne kuadër te Procesit te Berlinit, Majlinda Bregu apeloi qe Unioni te ketë një vendim te qarte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne sikur ta kemi datën e anëtarësimit nesër asnjëra nga ekonomitë tona nuk është plotësisht gati për te qene vend anëtarë ne BE. BE duam apo nuk duam ka mësuar nga gabimet e te shkuarës. Ne nuk ndjehemi mire se na zuri ky moment kur ka një rritje te stekës për te plotësuar detyrimet por është ne dorën tone për ta bere ndryshimin ne rajon. A duhet te ketë dhe a pritet një përgjigje pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë shpresoj shume qe te ketë një vendim te qarte politik për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Nuk ka asnjë rruge tjetër për ti mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor ne një proces transformimi te vazhdueshëm ne rast se perspektiva europiane perceptohet si një dere e mbyllur. Bregu u ndal dhe tek ideja e një Schengeni Rajonal, si e vetmja mundësi për te rritur bashkëpunimin mes vendeve te Ballkanit Perëndimor. Në Ballkan Perëndimor katër vende qarkullojmë me Karta Identiteti mes tyre, ekonomitë e tyre, jo të 6-shta. Proceset kërkojnë që të 6 ekonomitë të jenë bashkë siç ndodhi me marrëveshjen e roaming: ishte e suksesshme sepse të 6 ekonomitë u bënë bashkë. Uroj dhe shpresoj shumë që tashmë të ketë një poçes të lehtësimit të lëvizjes së lirë jo vetëm të qytetarëve. Të rinjve por dhe të mallrave e bizneseve në rajon përndryshe do të jetë krejtësisht e vështirë që ne të flasim dhe të themi që kemi ndërtuar axhendë të suksesshme në rast se akoma kemi vështirësi për të qarkulluar lirshëm mes njëri-tjetrit.

Recommended