RTV Ora - Ekskluzive/ Denoncimi nga burgu i Drenovës: Votoni në 30 qershor ose do ju shtypim
  • 5 years ago
#rtvora

Një i dënuar që mbahet në burgun e Drenovës në Korçë ka pretenduar se ai dhe persona të tjerë që vuajnë dënimin në këtë institucion janë kërcënuar për të marrë pjesë ne votime në 30 qershor.

Arbion Aliko i dënuar me burgim të përjetshëm, përmes një telefonate nga burgu në edicionin e lajmeve në RTV Ora tha se ata persona që nuk kanë votuar në qendrën e votmit brenda burgut po mbahen në izolim duke mos i lejuar të dalin në ajrim në shenjë hakmarrja.

Por drejtori i burgut të Drenovës, Genci Fejzollari tha se akuzat nuk qëndrojnë. Ai pohoi se Arbion Aliko nuk figuron tek lista emërore e zgjedhësve në burgun e Drenovës.

Në lidhje me pretendimet për presionet për të votuar dhe hakmarrje pas votimeve, drejtori i burgut thotë se as ai personalisht, as policia e burgjeve nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim.

Aliko pretendon se administrata e burgut nuk e ka lejuar të takojë familjarët, pasi halla e tij është lënë 6 orë në pritje.

Drejtori i burgut të Drenovës konfirmon se pranë institucionit është paraqitur i ati i Arbion Alikos me bashkëjetuesen dhe një grua që pretendonte se ishte halla e tij. Por sipas Genci Fejzollarit ajo nuk kishte asnjë dokument identifikues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-denoncimi-nga-burgu-i-drenoves-votoni-ne-30-qershor-ose-do-ju-shtypim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended