Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/4/2019
Edhe rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor. Kandidati Eduard Ndocaj, pretendon për falsifikime, për të cilat do t'i drejtohet edhe prokurorisë.

Rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, nga kandidati Eduard Ndocaj i cili nga ana tjetër do të bëjë edhe një kallzim në prokurori. Duke e konsideruar farsë elektorale, Ndocaj pretendon se ka prova dhe fakte që tregojnë se komisionerët e majtë kanë votuar në emër të personave që nuk ndodhen në Shqipëri.

Më herët ishte kandidati i Bindjes Demorkatike për Kurbinin, Edmond Piroli që paralajmëroi se do t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e 30 qershorit.

Category

📺
TV

Recommended