Policia shqiptare dhe kosovare nisin patrullimin e përbashkët, këtë herë edhe në jug
  • 5 years ago
Policia Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë nisur patrullimin e përbashkët me rastin e sezonit veror në vendin tonë.

Mësohet se forca të policisë Kosovare kanë mbërritur në Shqipëri që prej datës 1 korrik e do të qëndrojnë deri në fund të sezonit turistik.

Sipas burimeve mësohet se efektivët e Kosovës nuk mund të vendosin gjoba për shtetasit e tyre, si dhe për qytetarët Shqiptarë.

Qëllimi i tyre është rritja e sigurisë në rrugë dhe parandalimi i aksidenteve.

Burime zyrtare pranë Policisë Rrugore pohuan se ndryshe nga vitet e tjera, në këtë sezon veror, patrullimi i përbashkët i dy policive do të bëhet edhe në Jug të Shqipërisë.

Që prej dy ditësh, shërbimi policor është vendosur në Rrugën e Kombit, në Lezhë, në Shëngjin Velipojë, në Durrës, në Vlorë e në Sarandë.

Kështu, Policia e Kosovës do të mbështesë me 6 turne, 3 patrulla me 6 oficerë policie, të ndarë në 3 automjete të ndryshme.

Ndërkohë, nisur edhe nga rastet kur disa turistë të huaj apo edhe shqiptarë kanë humbur jetën në det, është kërkuar shtim në masë sigurie për kontrolle më të shpeshta përgjatë vijës bregdetare.
Recommended