Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/2/2019
"Faleminderit". Këtë falenderim Kryeministri Edi Rama e pati për punonjësit e policisë, që sipas tij, ndalën zbatimin e një plani politik antikombëtar kundër vendit.

Në një takim me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe policisë shefi i qeverisë zbuloi shqetësimin e tij përpara zgjedhjeve, për një rritje të kriminalitetit për shkak të situatës politike.

Rama paralajmëroi ashpërsim të dënimeve në Kodin Penal për ata që sulmojnë dhe kundërshtojnë forcat e policisë apo edhe për ata që bllokojnë rrugët.

Sipas Ramës në protestat e opozitës u lënduan mbi 60 efektivë të policisë. Ai nderoi me medaljen ?Ylli i Mirënjohjes? efektiven e policisë Ina Nuku që u plagos në një protestë përpara parlamentit.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended