Report TV -Glover: KQZ nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve

  • 5 years ago
"Më lejoni të bëj një pyetje për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo votuesit? Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndëisshëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t'i përfaqësojnë. Zgjedhësist duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin pa asnjë lloj presioni. Duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet t ëjenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet. Duhet të ketë edhe një gjyaktë funksionale që të shqyrtojë ankesat e apelimeve të kandidatëve dhe zgjedhësve. Por si funksionoi në praktikë.

Një sërë partish politike dhe grupe votuesish arritën të dilnin me akndidatë tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë kandidatë për kryetar bashkie. Megjithatë në 31 bashkitë në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, nuk pati kundërshtarë", tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover

Category

📺
TV

Recommended