Report TV - Vasili: Faktet, ç’po ndodh me kutitë në disa bashki

  • 5 years ago
Pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se ditën e djeshme rreth 85% e popullit nuk votuan, ka reaguar edhe nën kryetari i LSI, Petrti Vasili. Ashtu si edhe kryetarja e partisë që ai përfaqëson, edhe Vasili pretendon se pjesëmarrja në votime ka qenë mjaftë e ulët.
Sipas tij në votimet e djeshme kanë ndodhur masakra që bëhen vetëm në kohën e monizmit. Vasili më pas në deklaratën e tij ka ngritur disa pretendime duke thënë se në Berat, Vorë e Gramsh janë mbushur kutitë në mënyrë që të arrihet një përqindje e lartë votash.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Jemi sigurisht në këtë komunikim së bashku për të vijuar në përmbushjen e premtimit tonë për të denoncuar deri në fund e deri në një masakrën që kanë ndodhur në votimet moniste në ditën e djeshme, votime që ishin të paligjshme, por që kriminalizimi i ka çuar deri në kufijtë e të bërit qesharak.

Po ju jap vetëm shembuj konkret të nderuar qytetarë dhe komentet e tjera po ua lë juve, për të kuptuar se çfarë mendje kriminale, por dhe çfarë mendje idiote e qeveris këtë vend dhe sesi shfrenimi i injorantëve i bashkuar me të babëziturit mund të prodhojë të tilla gjëra.

Recommended