Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Doni te zbaviteni duke lexuar? Shanset nuk mungojnë pasi shume tituj të rinj e interesantë mund t?ua mbushin pushimet me histori e rrëfime të ëmbla.

Kryesisht libra argëtues, që s?kërkojnë shumë përqendrim, por që, nga ana tjetër, edhe të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë. Por çfarë sugjerojnë shtëpitë botuese për të lexuar këtë verë?

Aida Baro, shtëpia botuese PEGI: Një tjetër libër që ja vlen të lexohet këtë verë është ?Ditari i një trupi?, nga Daniel Pennac. Qëllimi i rrëfimtarit ishte të vërente dhe të regjistronte të papriturat e shumta me të cilat na përball trupi ynë.

Një tjetër libër që ja vlen të lexohet është  ?Mami, unë dhe mami?, libri më i fundit që vjen pena e Maya Angelou. Autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj, atë me të ëmën. Është historia prekëse e një ndarjeje dhe e një bashkimi, si dhe portreti optimist i mëmësisë.

Aida Baro, shtëpia botuese PEGI: Ajo që sugjerojmë tjetër është edhe një titull shumë interesant ?Vjaza e dikurshme?, një triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, vdekjen dhe mashtrimin.

Por shtëpitë botuese nuk kanë menduar vetëm për të rriturit. Edhe librat për fëmijë janë të kërkuar nga grupmosha të ndryshme, të cilët pas përfundimit të shkollës shfletojnë libra jashtëshkollorë.

Aida Baro, shtëpia botuese PEGI: Për fëmijë këtë verë kemi menduar ?Sagën e 4 e miushëve? të Stillionit kryesisht për moshën 9-12 vjeç, që rrëfejnë se çfarë ndodh në farwestin e largët.

Zhanret si romanca, trilleri mbeten ndër më të pëlqyer për lexuesit, pra diçka që nuk të angazhon , të ofron humor ku në to rrëfehen histori që mbeten në kujtesën e secilit.

Klan Plus

Category

📺
TV
Comments

Recommended