Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Partia Demokratike i ka cilësuar zgjedhjet antikushtetuese. Kryetari Basha theksoi se pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e një partie, votat u vodhën dhe njerëzit u shantazhuan.

?Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore. Kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe antiligjor.?

Basha shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që bojkotuan këtë proces.

?E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa e sotme. Sot është dita kur ne të gjithë jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar autokratin e korruptuar lindor Edi Rama dhe bandën e tij. Ndaj dua sot të falenderoj jo vetëm demokratët dhe mbështetësit e opozitës por edhe votuesit tradicionalë socialistë që vendosën të shprehin me mospjesëmarrje në këtë farsë refuzimin e triumfit të krimit mbi Shqipërinë.?

Basha theksoi se me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended