RTV Ora - KQZ ndryshon vendndodhjet e QV në disa bashki

  • 5 years ago
#rtvora
Komisioni Qendror i zgjedhjeve vijoi sot me ndryshimin e ambienteve të qendrave të votimit për shkak të bllokimit të godinave në bashkitë e Mallakastrës, Pogradecit dhe Kavajës.

Në mbledhjen e të shtunës, 29 qershor, administrata e komisionit njoftoi se bashkia Has kishte kërkuar ndryshimin e një qendre votimi pasi ambienti i caktuar më parë ishte djegur gjatë natës

"Një kërkesë nga bashkia Has e cila na informon se gjatë natës së mbrëmshme është djegur një qendër e caktuar votimi me nr 0530 dhe kanë bërë propozim sepse ambienti është shkrumbuar. Kjo të shkojë tek shkolla 9 vjecare."

Mbi bazën e kërkesave të KZAZ, e cila theksonte se bashkitë nuk kanë dorëzuar ambientet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi edhe ndryshimin e disa qendrave të votimit në Fier, Korçë dhe në Kavajë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi kërkezat e ardhura nga KZAZ aprovoi ndryshimin e qendrave të votimit dhe shpalljen e listave të zgjedhësve në qendrat e reja.

"KQZ vendos dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të QV sipas bashkive të lidhura në këtë vendim"

Të shtunën në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për ditën e votimeve më 30 qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-ndryshon-vendndodhjet-e-qv-ne-disa-bashki
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended