RTV Ora - A do ta kalojmë verën pa Gjykatë Kushtetuese? Ja përgjigjja

  • 5 years ago
#rtvora
A do ta kalojmë verën pa Gjykatën Kushtetuese apo do të presim fillimin e vjeshtës?

Kreu i KED-së Ardian Dvorani deklaroi se brenda muajit korrik do të përfundojë procesimi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve. Pas kësaj procesi është në dorë të Presidentit dhe Kuvendit.

Ajo që është e sigurtë është se pas verifikimit procesi nuk mund të bllokohet më nënvizoi Dvorani në seancën dëgjimore që u organizua paraditen e sotme në Kuvend.

Ardian Dvorani: Nuk mund të them asgjë nëse do ta kalojmë verën pa Gjykatë Kushtetuese. Ligji parashikon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të përfundojë verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve. Kjo është detyra jonë dhe kjo do të ndodhë patjetër brenda muajit korrik. Unë jam në vështirësi të them një datë të saktë. Kam një parashikim të përafërt por nuk mund ta them sepse nuk varet nga ne, sepse kondicionohemi nga rrethana që nuk varen nga ne, por ajo që parashikon ligji është se të nesërmen, që presidenti dhe Kuvendi marrin listat e kandidatëve të renditur nga ana jonë kanë 30 ditë afat për vendimmarrjen e tyre. E mira e kësaj skeme është që nuk do të bllokohet më.

Në momentin që KED dërgon kandidatët procesi është i pandalshëm. Kjo është një arsye më shumë pse procesi jonë i verifikimit dhe vlerësimit është kaq rigoroz dhe i infiltruar. Sepse është një proces që nuk mund të ndalet. Nëse ne nuk bëjmë filtrimin e duhur organet e emërtesës nuk kanë asnjë shans të mos zgjedhin gjyqtarin kushtetues. Do zgjidhet një nga të tre.

Dhe nëse ne gabojmë rëndë, se kushdo mund të gabojë, atëherë organet e emërtesës, e vetmja gjë që mund të bëjnë është të heqnin, por ai mund të zgjidhet. Nuk mund të themi a do të kemi para verës nuk mund ta them nga momenti që marrin listat kanë 30 ditë afat, sa do e shfrytëzojnë këtë afat organet e emërtesës është puna e tyre."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/do-ta-kalojme-veren-pa-gjykate-kushtetuese-ja-pergjigjja
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended