Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Presidenti Meta i dërgon letër publike kryeministrit Rama, pasi ky i fundit vendosi të mos njohë dekretin e ri për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 Tetor. Kreu i shtetit i kërkon Ramës të reflektojë. Ai e nis letrën me refuzimin e takimit.

?Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t?u takuar bashkë. Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i?u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës. Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.?

Meta shpjegon dhe arsyen përse zgjodhi datën 13 Tetor për zhvillimin e zgjedhjeve.

?U vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t?i bësh ti, përkundrazi.?

Presidenti flet edhe për qëndrimin e Ramës, i cili  thotë se data 13 Tetor ka lidhje me ditëlindjen e ish-kryeministrit Berisha.

?Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin. Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta. Por edhe ti nuk është se e ?urren? aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu. Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.?



Meta e mbyll letrën e tij publike, duke i kërkuar kryeministrit të reflektojë dhe të mos e zhgënjejë.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended