Rama nga Gramshi: Qëllimi i opozitës është bllokimi i çeljes së negociatave

  • 5 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në Gramsh në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.

Rama komentoi edhe bojkotin e opozitës duke thënë se ishte zgjedhja e tyre për të qëndruar jashtë. Më pas Rama ka thënë se opozita i ka nxirë fytyrën Shqipërisë dhe kjo ka ardhur për të mos hapur negociatat me Bashkimin Europian.

"Kundërshtarët tanë duhet të na kishin dalë për ballë. Për tu ballafaquar me ne. Sepse pas këtyre katër viteve që mbyllëm për bashkitë, për ne flasin punët më shumë sesa fjalët. ata vendosën të ikin nga zgjedhjet sepse nuk fitojnë dot. Por edhe sepse duan të marrin zgjedhjet peng, për të marrë peng Shqipërinë. Qëllimi i tyre është të pengojnë me çdo kusht Shqipërinë për të çelur negociatat. Kjo mund të duket si propagandë. Por në fakt po të shikoni të gjithë panoramën të shpalosur të aktivitetit politik të 6 muajve të fundit. Nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi është ky. Shqipëria të bëhet një vend me reputacionin e rëndë me imazhin e nxirë, për të mos i lejuar miqtë tanë për negociatat dhe për të ushqyer ata që jo se janë armiqtë tanë por kanë ide për Europën dhe nuk duan të hapin negociata me askënd. Ka patur momente të vështira, por jo të zbathej në parlament për të përdorur çizmet si armë dhe të fluturonin shishet e ujit si molotov që më pas erdhën shishe me benzin..." ka deklaruar Rama.

Category

📺
TV

Recommended