Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta doli sot në orën 08:00 të mëngjesit në një konferencë për mediat për t'u thënë shqiptarëve se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që ligjëroi procesin e 30 Qershorit sipas tij është truk i marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit ndaj gjyqtarëve dhe se nuk ka asnjë efekt juridik në dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve lokale në datën e përcaktuar.

I pyetur për deklaratën se gjyqtarët ishin kërcënuar, Meta tha se bazohej te fotoja që kishte parë kur po jepnin vendimin ditën e djeshme. 'Vendimi u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit. Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin'.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended