#rtvora Një i dehur është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Lezhë.
Në pranga ra 49-vjeçari A. P., banues në fshatin Rraboshtë
Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë zjarri automatike ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive, që u sekuestruan nga policia.
"A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, nën efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë,si dhe një granatë dore ofensive,"-raporton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike". Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezhe-i-dehuri-gjuan-me-arme-zjarr-ne-ajer Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz