Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga studio e ?Opinion?, tha se termit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, i cili e quan ?Llesh kimiku?, i përgjigjet duke e quajtur atë ?Haxhi mileti?, ose sjellësi i fatkeqësisë. Blendi Fevziu: Është korrekt përdorimi i kaq shumë gazi lotsjellës? Ish-kryeministri Berisha ju ka quajtur Llesh Kimiku, referuar një personazhi të njohur të politikës irakene. Sandër Lleshaj: Nuk e di. Edhe unë në fakt e quaj ?Haxhi mileti?, atë, ose sjellësi i fatkeqësisë, si shkëmbim termash. Blendi Fevziu: Ju pyeta për gazin. Është i lejueshëm i gjtiëh ky përdorim gazi? Sandër Lleshaj: Gazi është mjeti i shpikur për këtë punë. Gazi nuk vret, nuk është gaz helmues, është gaz lotsjellës, i cili të detyron të largohesh nga ajo skenë ku nuk duhet të jesh. Blendi Fevziu: Hyn tek armët e rrezikshme? Sandër Lleshaj: Nuk është armë, është gaz lotsjellës nuk është armë./tvklan.al