Opozita: Kolegj fantazme, njohim dekretin e Presidentit
  • 5 years ago
Vetëm pak minuta pas vendimit të Kolegji Zgjedhor, opozita tha se nuk e njeh 30 Qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi foli për një vendim të marrë nga një kolegj fantazmë

"Këto nuk janë zgjedhje, ne nuk i njohim, ne do ndjekim dekretin e Presidentit. Kolegji nuk ka marrë ndonjë vendim, Kolegji në vetvete është një fantazmë në këtë mes, janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin disa vendime të vështira për veten e vet".

Në këto kushte, opozita paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar, duke mos e njohur.

"Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntë të re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim, më 30 Qershor nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është aq e madhe saqë justifikon çdo lloj rezistence. Rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe gjatë kësaj jave".

Pjesë e aksionit opoziar janë edhe antimitingjet e opozitës kudo që Kryeministri Rama do të vijojë fushatën elektorale.

Tv Klan
Recommended