Report TV - Fabrika e çimentos në Krujë makth, banorët: 'Titan'-i punon në errësirë pa filtra

  • 5 years ago
Prej vitesh retë e zeza të tymit që dalin nga oxhaqet e fabrikave të çimentos mbulojnë natë e ditë qytetin e Krujës dhe rrethinat duke u kthyer në makth për banorët. Por një nga ndotësit më të mëdhenj sipas banorëve është fabrika gjigante me emrin e frikshëm TITAN e cila është inauguruar në vitin 2010. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqe?ria greke TITAN Grup është regjistruar në Shqipëri në vitin 2006 si Antea Cement sha. Ajo ka një kapital prej 10.6 miliardë lekë të reja dhe zotërohet nga dy kompani: 80% të aksioneve i zotëron Alvacim Limited, një kompani off-shore e regjistruar në Qipro, ndërsa 20 % të aksioneve e ka kompania IFC, administrator i saj është Mario Braçi. Situata e ajrit ka shkaktuar shumë frikë tek njerëzit që banojë afër TITAN-it, pasi çdo herë që përballen me sëmundje pulmonare apo kancerogjene, dyshojnë që fajin e ka fabrika e çimentos. Nga një vëzhgim i bërë nga Report TV shihet qartë se gjatë natës shtëllungat e tymit që dalin nga fabrika çuditërisht shtohen, ndërsa gjatë ditës pushojnë. Qytetarët dyshojnë që ky fenomen tregon që fabrika shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra. Frika është se bashkë me retë e tymit, në atmosferë shkarkohen edhe sasi të dioksidi karboni, pluhurash e tymrash, bloze e silikate të ndryshme.

Një denoncim të tillë e ka bërë Drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa, në varësi të ministrisë së Ekonomisë. "Unë jam këtu sot për të përcjellë ankesën e mbi 40 mijë qytetarëve, janë konsumatorët që ankohen përditë dhe dergjen në dyert e spitaleve duke analiza, skaner dhe rezonanca për sëmundje ende të dyshushme që vijnë nga kontaminimi i ajrit, i tokës dhe bimëve. Kjo fabrikë çimentoje e ndërtuar këtu, mes kësaj zone këtu, jo vetëm po rrezikon bimësinë, por edhe shëndetin e konsumatorëve. Asnjë nga filtrat e kësaj fabrike nuk është funksional në 30 ditët e muajit çlirojnë karbonin, cianurin, plumbin dhe shumë mbetje të tjera që janë vdekjeprurëse për konsumatorin. Jemi në një moment kur ka filluar sezoni turistik dhe sapo shohin thonë, cfarë është kjo mjegull? Mjegulla fillon në 12:00 të natës deri në 07:00 të mëngjesit kur rrezet e diellit e ndajnë në disa pjesë" tha Hasan Stafa, Drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorëve të Shqipërisë

Recommended