Bardh Spahia lirohet nga burgu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Forcat speciale nuk janë larguar ende nga shkodra.Mengjesin e së shtunës ato kishin rrethuar gjykatën e cila do të caktonte masat e sigurise per te ndaluriarit që ?shpërthyen? dhe i vunë zjarrin KZAZ-s, mes tyre edhe ish deputeti demokrat Bardh Spahia.Në qytetin verior kishin udhëtuar nga Tirana edhe ish deputete te tjerë e simpatizantë demokrat, të cilët së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi kërkonin lirimin e të ndaluarve.Gjykata vendosi të liroi nga qelia Spahine duke caktuar për të masën e sigurisë arrest ne shtepi ndërsa ish deputeti e cilësoi arrestimin e tij politik. Para gjykatës ai u shpreh se kishte shkuar pranë KZAZ për të qetësuar situatën.Ndërkohë për 2 policët bashkiak të arrestuar, gjykata vendosi arrest me burg me afat 30 ditë. Për 2 simpatizantë demokrate të tjerë të ndaluar gjykata vendosi arrest ne shtepi ndersa një një tjetër detyrim paraqitje.

Recommended